Mediet ruse raportojnë për tre ose katër shpërthime në urën Chongar në Krime.
Një foto e publikuar në Telegram pretendon se tregon një nga shpërthimet.
Sergey Aksyonov, udhëheqësi i instaluar nga Rusia për Krime, thotë se Ukraina e ka sulmuar urën me raketa.
“Armiku nisi një sulm me raketa në zonën e urës Chongar në veri të Krimesë”, tha ai në Telegram.
Ai tha se derisa shumica e raketave u rrëzuan, njëra arriti objektivin e saj.
“Ka dëmtime në shtratin e rrugës së urës automobilistike, tashmë kanë filluar punimet për riparim. Nuk ka viktima”.
Ukraina goditi në qershor të njëjtën urë, e cila është një nga disa lidhjet midis Krimesë dhe Ukrainës kontinentale.
Kjo vjen pas një sulmi me dron detar në një cisternë pranë urës Kerç, që lidh Krimenë me Ukrainën.