Zelensky për sulmet ruse: Ukraina duhet të krijojë mbrojtje ajrore, s’kemi kapacitete!
![](/media/botasot.info/images/2023/August/07/auto_zelensky1691382229.png)
Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ka deklaruar se Ukraina duhet patjetër të krijojë një mburojë ajrore për të gjithë territorin e saj.
Ai gjithashtu ka thënë se Ukraina nuk ka kapacitete të mjaftueshme për mbrojtjen ajrore.
Sulmet ajrore ruse janë shtuar në të gjithë territorin e vendit.
Megjithatë Zelensky shton se udhëheqja e vendit po punon me partnerët ndërkombëtarë për t’i siguruar Ukrainës kapacitete të domosdoshme për mbrojtje ajrore nga sulmet ruse.