Rusia thotë se trupat e saj kishin avancuar tre kilometra përgjatë frontit Kupiansk në verilindje të Ukrainës gjatë tre ditëve të fundit ndërsa ajo përparon për të rifituar territorin e humbur, përcjell Bota sot.
Qyteti i Kupiansk dhe zonat përreth të rajonit të Kharkiv u çliruan nga forcat ukrainase shtatorin e kaluar.
“Gjatë tre ditëve të fundit, avancimi i trupave ruse… arriti në 11 kilometra përgjatë frontit dhe më shumë se tre kilometra në thellësi të mbrojtjes së armikut”, tha ministria e mbrojtjes e Moskës.
Ministria tha se "përmirësoi" qëndrimin e saj përgjatë vijës së frontit në zonë dhe vazhdoi të zmbrapsë kundërsulmet e Ukrainës.