Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka thënë se kishte zhvilluar një telefonatë me homologun e tij amerikan Antony Blinken gjatë së cilës ai kërkoi raketa me rreze të gjatë veprimi ATACMS, përcejll Bota sot.
"Në thirrjen tonë, @SecBlinken dhe unë diskutuam hapat e mëtejshëm për të zgjeruar mbështetjen globale për Formulën e Paqes dhe zgjidhjet për të zgjeruar eksportet e grurit," tha Kuleba në platformën e mesazheve X, e njohur më parë si Twitter.
“Falënderova SHBA-në për të gjithë ndihmën e dhënë dhe theksova nevojën për të përmirësuar aftësitë e Ukrainës me rreze të gjatë duke ofruar ATACMS”.