Mijëra kufoma po kalben rrugëve pasi morgjet në kryeqytetin Khartoum të Sudanit janë mbushur plot. Mjekët po paralajmërojnë edhe një shpërthim të mundshëm të kolerës.
Morgjet e Khartoum kanë arritur “pikën e thyerjes”, tha të martën grupi ndërkombëtar i ndihmës “Save The Children”.
Trupat në morgje gjithashtu po dekompozohen pasi ndërprerjet e zgjatura të energjisë i kanë lënë ata pa frigorifer, tha grupi. Nuk ka mbetur gjithashtu asnjë staf mjekësor, duke i lënë kufomat “të ekspozuara dhe të patrajtuara”.
Forcat e Armatosura Sudaneze dhe Forcat e Mbështetjes së Shpejtë Paraushtarake e fillluan këtë luftë në mes të prillit pasi që të dyja palët u përpoqën të merrnin kontrollin e kryeqytetit.
Të paktën 1,105 njerëz kanë vdekur dhe 12,115 të tjerë janë plagosur që nga 11 korriku, raportoi Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare muajin e kaluar.
Të paktën 435 fëmijë janë vrarë dhe rreth 2025 të tjerë janë plagosur, tha UNICEF.