Kievi pretendon se ushtarët ukrainas goditën qendrën e komandës ruse në qytetin Nova Kahovka, ndërsa po rritin aktivitetin në rajonin Kherson si pjesë e një kundërofensivë.
Nova Kahovka ndodhet në bregun lindor të okupuar të lumit Dnieper, ku forcat ukrainase dyshohet se kanë nisur një sulm dje.
Kievi refuzoi të konfirmonte raportet për operacionin, raporton skynews.
“Rreth orës 10:00 (me orën lokale) Forcat e Armatosura të Ukrainës goditën qendrën komanduese të ushtrisë ruse në Nova Kahovka”, njoftoi në Telegram, Departamenti i Komunikimeve Strategjike të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Videot e publikuara nga Stratcom shfaqin shtëllunga tymi që ngrihen mbi qytet.
Ndryshe, theguardian ka raportuar sot se forcat ukrainase kanë kaluar lumin Dnipro në përpjekje për të thyer vijën e frontit jugor.