Rreth 52 persona u plagosën mëngjesin e së mërkurës në një shpërthim në fabrikën e fishekzjarrëve në një park industrial jashtë Moskës, raportuan autoritetet.
Pesë nga të plagosurit pësuan djegie 100 për qind në trupat e tyre në shpërthimin në uzinën Optiko-Mekanike në Zagorsk, i cili ishte aq i fuqishëm sa dëmtoi shtëpi dhe ndërtesa në dy blloqe, 20 apartamente, dy shkolla dhe një kompleks sportiv.
Incidenti u cilësua si “dështim teknologjik”, shkruan upi.com.
Hetuesit kanë ngritur kallëzime penale për shkelje të rregulloreve të sigurisë industriale.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë fajësoi Ukrainën për shënjestrimin e objekteve në Moskë me mjete ajrore pa pilot.
Gjatë luftës 18-mujore, Moska ka mbetur kryesisht e paprekur, por që javët e fundit është kthyer në objektiv të Ukrainës.