Publikohen pamjet e momentit të vrasjes së kandidatit opozitar për president në Ekuador

Bota

Publikohen pamjet e momentit të vrasjes së kandidatit opozitar për president në Ekuador

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 11:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Kandidati opozitar për president i Ekuadorit, Fernando Villavicencio, i cili kryesonte në sondazhe, u vra pas një tubimi elektoral që u zhvillua disa ditë para zgjedhjeve.

Gazetarët njoftuan se ai ishte kandidat i “krahut të djathtë” dhe pritej që të fitonte për shkak të politikave të ashpra ndaj shkallës në rritje të krimit në vend dhe lidhjeve me shoqërinë civile.

Videoja tregon Villavicencio duke pritur për një veturë në një turmë njerëzish pas tubimit të fushatës, raporton cnn.

Ai futet në një automjet i rrethuar nga rojet e sigurisë, por dëgjohen të shtëna ndërsa njerëzit fillojnë të ikin.

I dyshuari për vrasjen ka vdekur nga të shtënat e marra gjatë tentativës për arrestim, njoftoi më vonë prokuroria e shtetit.

Vrasja vjen mes një rritje tronditëse të krimeve në vendin e vogël të Amerikës së Jugut.

Villavicencio tha në televizion disa ditë më parë se po merrte kërcënime me vdekje nga kreu i bandës Choneros, i njohur si “Alias Fito”. 

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat