Një qytetar i Rumanisë, i cili ishte kidnapuar në vitin 2015 në Burkina Faso është liruar dhe kthyer në shtëpi, ka bërë të ditur ministra e Jashtme në Bukuresht.
Iulian Ghergut, 39 vjeç në kohën e rrëmbimit, u mor nga grupe lokale militantësh të lidhur me al-Qaidan në një minierë, ku ai po punonte si officer sigurie.
Rumania falenderoi të gjithë partnerët e jashtëm, e posaçërisht autoritetet në Marok për zgjidhjen e “këtij rasti jashtëzakonisht kompleks”.
Ghergut njihet si pengu i parë që u kidnapua në Burkina Faso, qysh nga fillimi i viteve 2000.
Rrëmbimi i tij më 2015 pati ndodhur në kohën kur grupet e armatosura ekstremiste u aktivizuan në rajonin Sahel të Afrikës sub-Sahariane.
Luftëtarët që kishin lidhje me al-Qaidan dhe “Shtetin Islamik”, organizuan një kryengritje të dhunshme në Burkina Faso, për 7 vjet.
Këto zhvillime bënë që të vriten mijëra njerëz dhe vendi të përçahet, duke shkaktuar kështu edhe dy grusht-shtete vetëm vitin e kaluar.