Volozh e cilëson si "barbar" pushtimin e Ukrainës nga Rusia

Bota

Volozh e cilëson si "barbar" pushtimin e Ukrainës nga Rusia

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 17:57
Arkady Volozh

Bashkëthemeluesi i gjigantit rus të teknologjisë “Yadex”, Arkady Volozh, e ka përshkruar si ‘’barbar’’ pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Moska

Kompania Yadex është akuzuar për fshehjen e informacionit rreth luftës nga publiku rus, shkruan BBC.

Volozh, i përballur me kritika nuk ka folur publikisht në lidhje me këtë ngjarje, ai është larguar nga Yadex në vitin e kaluar.

“Ka pasur arsye për të heshtur gjatë këtij procesi të gjatë. Ndërsa, gjithsesi do të ketë pyetje gjatë kohës së deklaratës sime sot, nuk duhet të ketë pyetje për thelbin e saj. Unë jam kundër luftës.” u shpreh Volozh në një deklaratë.

Volozh tha se ishte “i tmerruar” që shtëpitë e shumë ukrainasve bombardoheshin çdo ditë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat