Rusia i rrëzon 20 dronë të Ukrainës

Bota

Rusia i rrëzon 20 dronë të Ukrainës

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Ushtria e Rusisë ka arritur që t’i shkatërrojë 20 dronë ukrainase mbi gadishullin e Krimesë.

Sipas ministrisë ruse të Mbrojtjes, nuk ka pasur viktima e as dëme materiale, nga ky tentim-sulm siç e quajti kjo ministri.

Ende nuk dihet caku i kësaj ngjarje, shkruan Deutsche Welle.

Në pjesë të ndryshme të gadishullit, sistemi i mbrojtjtes ajrore është përdorur për t’i zmbrapsur sulmet ajrore ukrainase.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat