Tragjedia në brigjet e Tunizisë, një foshnje dhe një 20-vjeçar mes viktimave

Bota

Tragjedia në brigjet e Tunizisë, një foshnje dhe një 20-vjeçar mes viktimave

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Një anije me emigrantë tunizianë është fundosur gjatë natës në brigjet e Gabes në Tunizinë juglindore, sipas autoriteteve tuniziane. Një foshnjë dhe një 20-vjeçare kanë vdekur dhe pesë të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Përpjekjet për të gjetur të mbijetuar të tjerë vazhdojnë në gjirin e Gabes, i cili dominohet nga rrymat e forta detare.

“U gjetën dy trupa, një i një 20-vjeçari dhe i një foshnjeje” njoftoi garda kombëtare.

Më shumë se 1,800 njerëz, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), kanë vdekur që nga janari nga fundosja e anijeve në Mesdheun qendror (midis Afrikës së Veriut dhe Italisë), rruga më vdekjeprurëse e migrimit në botë, më shumë se dyfishi i numrit nga viti i kaluar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat