Forcat ukrainase çliruan territoret e pushtuara nga rusët pranë fshatit Robotine në rajonin e Zaporizhia, në pjesën jugore të vendit.
“Në drejtim të Tavrisë”, shkruan gjenerali Oleksandr Tarnavskiy, komandanti i forcave ukrainase në frontin jugor, në një postim që bëri vonë në platformën Telegram. “Territoret u çliruan. Forcat (ukrainase) vazhdojnë punën e tyre”, shtoi ai.
Megjithatë, gjenerali Tarnavski nuk specifikoi saktësisht se cilat komunitete u çliruan.
Duke iu referuar viktimave në kampin e Moskës, gjenerali ukrainas tha se 80 ushtarë u vranë dhe 160 të tjerë u plagosën në luftimet gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa ai pretendoi se dy ushtarë rusë ishin kapur.
Mirëpo, agjencia e lajmeve Reuters thekson se nuk është në gjendje të verifikojë pretendimet në lidhje me fushën e betejës.