Junta ushtarake e Nigerit, ka njoftuar planet për të ndjekur penalisht presidentin e rrëzuar Mohamed Bazoum për tradhti të lartë dhe minim të sigurisë kombëtare.
Kjo është shenja e fundit që junta synon t’i rezistojë presionit ndërkombëtar për t’i kthyer pushtetin Bazoumit.
Por në shenjë se po forcon pozicionin e saj, junta tha në një deklaratë të lexuar në televizionin shtetëror se kishte mbledhur prova për të ndjekur penalisht “presidentin e rrëzuar dhe bashkëpunëtorët e tij vendas dhe të huaj për tradhti të lartë dhe minim të sigurisë së brendshme dhe të jashtme të Nigeri”, shkruan bbc.
Gjenerali Abdourahmane Tchiani, kreu i njësisë së rojeve presidenciale, e shpalli veten sundimtari i ri i Nigerit më 26 korrik, pasi e përmbysi atë.