Polonia, anëtare e NATO-s, i ka vënë sytë fort në kufijtë e saj javët e fundit, me shqetësime për praninë e Wagner në Bjellorusinë fqinje, përcjell Bota sot.
Parada e Ditës së Forcave të Armatosura të vendit mund të ketë qenë një ngjarje vjetore për më shumë se një shekull, por kjo e këtij viti është më e madhja që nga Lufta e Ftohtë.
2000 ushtarë nga Polonia dhe vende të tjera të NATO-s marshojnë nëpër kryeqytetin Varshavë, së bashku me 200 pjesë pajisje ushtarake dhe 92 avionë.


