Zelenskyy e viziton spitalin ushtarak në rajonin e Zaporizhzhias

Bota

Zelenskyy e viziton spitalin ushtarak në rajonin e Zaporizhzhias

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 20:04
Foto nga takimi

Luftimet vazhdojnë të jenë intensive në një pjesë të rajonit të Zaporizhzhias.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, këtë pasdite pati një vizitë në këtë pjesë të vendit që e drejton.

Ai është takuar me trupat e ushtarëve që ishin të përfshirë në kundërofensivë, me të cilët diskutoi për hartat dhe strategjitë e fushëbetejës.

Zelenskyy ishte në një qendër të ndihmës mjekësore paraspitalore, ku bëri fotografi me punonjës të kujdesit shëndetësor të ushtrisë, shkruan Skynews.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat