India fton Rusinë, por jo Ukrainën në samitin e G20

Bota

India fton Rusinë, por jo Ukrainën në samitin e G20

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 22:40
Foto ilustrim

India ka zgjedhur të mos e ftojë Ukrainën në samitin e G20 muajin e ardhshëm.

Një listë formale e të ftuarve të publikuar në faqen e internetit të G20 tregon se tetë shtete joanëtare janë ftuar: Bangladeshi, Egjipti, Mauritius, Holanda, Nigeria, Omani, Singapori dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. 

Pritet edhe Spanja joanëtare, si e ftuar e përhershme, shkruan Sky News, transmeton abc news.

I takon vendit pritës të vendosë se cilët jo-anëtarë do të ftojë çdo vit. Ukraina u ftua në samitin e Indonezisë vitin e kaluar, me Presidentin Zelenskyy që u shfaq virtualisht. 

Ukraina ishte gjithashtu e ftuar në samitin më ekskluziv të G7 në Japoni në fillim të këtij viti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat