12 viktima dhe dhjetëra te plagosur është bilanci i një tragjedie te ndodhur ne Republiken Domenikane. Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pranë kryeqytetit, ne një qendër tregtare.
Në mesin e viktimave raportohet te ketë qenë edhe një foshnje, teksa më shumë se 60 persona pësuan djegie në 30 deri në 40% të trupit. Shkaku i shpërthimit ende nuk është i qartë dhe autoritetet nuk kanë dhënë nje informacion.
11 persona janë të zhdukur dhe ekipet e shpetimit jane angazhuar per te vene nen kontrol zjarrin mes ndërtesave të shembura dhe automjeteve të djegura.Shumë janë ende në pritje për të mësuar fatin e të afërme të tyre.
Shpërthimi tronditi zonën tregtare të qytetit, duke shkaktuar një zjarr ndersa rete e tymit mbuluan qiellin.