Më shumë se 100 persona janë arrestuar në një qytet lindor të Pakistanit pasi mijëra myslimanë dogjën kishat dhe vandalizuan shtëpitë.
Dhuna në Jaranwala u ndez nga pretendimet se dy burra të krishterë kishin grisur faqe nga Kurani.
Kisha historike e Ushtrisë së Shpëtimit po digjej ende të enjten, një ditë pas trazirave. Rrënojat janë rrethuar me tela me gjemba pasi situata në qytet mbetet e tensionuar.
Tubimet publike janë kufizuar gjithashtu për shtatë ditë në rrethin Faisalabad, i cili përfshin Jaranwalan.
Dy burrat e akuzuar për dëmtim të Kuranit, librit të shenjtë të Islamit, nuk janë arrestuar edhe pse ata janë akuzuar për blasfemi, e cila dënohet me vdekje në Pakistan.
Edhe pse Pakistani ende nuk ka dënuar askënd me vdekje për blasfemi, një akuzë e thjeshtë mund të rezultojë në trazira të gjera, ndonjëherë duke çuar në linçime dhe vrasje./klankosova
Autoritetet thanë se faqet e grisura të tekstit të shenjtë me përmbajtje blasfemuese që dyshohet se ishin të shkruara me bojë të kuqe u gjetën pranë një komunitetit të krishterë.
Raportet shkaktuan zemërim në mesin e komunitetit mysliman dhe dhuna që pasoi erdhi me turma që sulmuan dhe plaçkitën shtëpitë private që i përkisnin të krishterëve.