'I urryer' për të sulmuar sheshin kryesor të qytetit

Bota

'I urryer' për të sulmuar sheshin kryesor të qytetit

Nga: A.SH Më: 19 gusht 2023 Në ora: 17:48
Ukrainë

Koordinatori humanitar i Kombeve të Bashkuara për Ukrainën e ka përshkruar sulmin me raketa ruse në Chernihiv si "të neveritshëm", prëcjell Bota sot.

Denise Brown tha se ishte "jashtëzakonisht e shqetësuar" nga sulmi, në të cilin u vranë shtatë persona dhe më shumë se 100 u plagosën.

"Është e neveritshme të sulmosh sheshin kryesor të një qyteti të madh, në mëngjes, ndërsa njerëzit janë jashtë duke ecur, disa shkojnë në kishë për të festuar një ditë fetare për shumë ukrainas," tha ajo.

"Unë dënoj këtë model të përsëritur të sulmeve ruse në zonat e populluara të Ukrainës, duke shkaktuar vdekje, shkatërrim masiv dhe nevoja humanitare në rritje."

Ajo shtoi se sulmet "të drejtuara kundër civilëve ose objekteve civile janë rreptësisht të ndaluara sipas ligjit ndërkombëtar humanitar" dhe "duhet të ndalen".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat