Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se Ukraina sulmoi katër rajone të veçanta me drone, përcjell Bota sot.
Rajonet e Rusisë Kursk, Rostov dhe Belgorod, të cilat kufizohen me Ukrainën, raportuan tentativa për sulme me dron, ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kishte bllokuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke e detyruar atë të rrëzohej në një zonë të papopulluar.
Në përgjigje, mbikëqyrësi i aviacionit të Rusisë tha se kishte ndërprerë shkurtimisht fluturimet në aeroportet Vnukovo dhe Domodedovo të qytetit.
Guvernatori i rajonit të Kurskut tha se pesë persona ishin plagosur dhe një zjarr kishte shpërthyer kur një dron goditi stacionin hekurudhor të qytetit Kursk. Guvernatori i Rostov tha se nuk kishte pasur lëndime apo dëme.