Danimarka konfirmon transferimin e F-16 në Ukrainë

Bota

Danimarka konfirmon transferimin e F-16 në Ukrainë

Nga: A.SH Më: 20 gusht 2023 Në ora: 14:49
F-16

Ministria e Jashtme daneze ka konfirmuar se transferimi i F-16 në Ukrainë do të ndodhë kur të plotësohen kushtet, prëcjell Bota sot.

Kushtet përfshijnë përzgjedhjen me sukses, testimin dhe trajnimin e personelit ukrainas.

Qeveria holandeze dhe daneze janë gjithashtu të përfshira në një koalicion që po punon për të trajnuar pilotët ukrainas për të drejtuar avionët luftarakë të avancuar.

Ministri danez i Mbrojtjes Jakob Ellemann-Jensen tha të premten se trajnimi i pilotëve ukrainas ka filluar këtë muaj. Zyrtarët kanë thënë më parë se pilotët ukrainas do të kenë nevojë për gjashtë deri në tetë muaj trajnim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat