Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, thotë se Shtetet e Bashkuara nuk e vlerësojnë konfliktin në Ukrainë si një ngërç, përcjell Bota sot.
“Kemi qenë të qartë gjatë gjithë kohës se kjo fushë beteje është shumë dinamike. …
Ka sulm dhe mbrojtje që po ndodh në të dyja anët në pika të shumta përgjatë një linje fronti shumë të zgjeruar,” tha ai në një konferencë për shtyp.
“Ne po e shohim që [Ukraina] të vazhdojë të marrë territorin mbi një bazë metodike dhe sistematike,” shtoi ai.