Zëvendësministri i Mbrojtjes i Rusisë dhe komandanti i forcave tokësore të Iranit janë takuar për të diskutuar bashkëpunimin ushtarak, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax, përcjell Bota sot.
Një delegacion ushtarak iranian mbërriti në Moskë të hënën.
Rusia dhe Irani, të dyja nën sanksionet ekonomike perëndimore, kanë krijuar marrëdhënie më të ngushta që kur Rusia pushtoi Ukrainën 18 muaj më parë.
Perëndimi ka akuzuar Iranin për shitjen e një numri të madh të dronëve për përdorim kundër Ukrainës, diçka që Teherani e mohon.