Shtetasit me kombësi bullgare nga shtatë shtete do të mund të aplikojnë në institucionet e arsimit të lartë bullgar, pavarësisht nëse kanë marrë nënshtetësinë bullgare apo kanë leje të përhershme qëndrimi në vend.
Këtë e parashikon një amendament i miratuar nga qeveria në dekretin nr.103, i cili rregullon procedurën e pranimit të studentëve nga diaspora bullgare në Shqipëri, Kazakistan, Kosovë, Moldavi, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Ukrainë.
Ky akt rregullon veprimtaritë arsimore mes bullgarëve jashtë vendit, shkruan BTA.
Ndryshimet parashikojnë gjithashtu përjashtimin nga tarifat e aplikimit dhe të shkollimit për studentët e doktoraturës nga shtatë vendet e përmendura në dekret.