Hetuesit vazhduan të kërkonin në rrënojat e një avioni privat që i përkiste grupit Wagner qysh në orët e hershme të mëngjesit së 24 gushtit, pasi ai u rrëzua një ditë më parë gjatë rrugës për në Shën Petersburg nga Moska, duke mos lënë asnjë të mbijetuar në listën e pasagjerëve. Në ekuipazh besohet se ishte edhe lideri i mercenarëve privatë, Yevgeny Prigozhin, i cili saktësisht dy muaj më parë udhëhoqi një rebelim të shkurtër kundër liderëve të lartë të ushtrisë ruse.
Gjurmuesi në internet i fluturimeve, Flightrader24, tregoi një avion brazilian Embraer 600 të regjistruar në emrin e grupit Wagner duke u zhdukur nga radarët herët në mbrëmjen e 23 gushtit. Menjëherë pas kësaj, u shfaqën video në rrjete sociale, ku shihej një aeroplan duke rënë nga qielli në një zonë rreth 300 kilometra në veri të Moskës, që përkonte me vendndodhjen e zhdukjes së avionit.
Agjencia Federale për Transportin Ajror të Rusisë (Rosaviatsiya) tha se "sipas listës së pasagjerëve, emri dhe mbiemri i Yevgeny Prigozhin ishte" në fluturimin që u rrëzua në veri të Moskës.
close
volume_off
Zyrtarët e shërbimeve të urgjencës, të cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti, thanë se trupat e tetë personave ishin gjetur në rrënojat deri më tani, por nuk kishte asnjë informacion nëse ndonjë prej trupave ishte identifikuar dhe nuk kishte konfirmim se Prigozhin ishte në bord.
Komandanti dhe bashkëthemeluesi i Wagner, Dmitry Utkin, u rendit gjithashtu në mesin e shtatë pasagjerëve në avion, tha autoriteti i aviacionit, duke cituar linjën ajrore. Dy pilotë dhe një stjuardesë ishin gjithashtu në bordin e avionit, tha autoriteti i aviacionit, duke shtuar se një hetim për incidentin ka nisur.
Nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar nga Kremlini apo Ministria e Mbrojtjes se Prigozhin dhe Utkin vdiqën, por një kanal i lidhur me Wagner në platformën Wagner e shpalli atë të vdekur.
Kanali Zona Gri e shpalli Prigozhin një hero dhe një patriot për të cilin tha se kishte vdekur në duart e njerëzve të paidentifikuar që i quajti "tradhtarë të Rusisë".
Artikullin e plotë mund ta lexoni në këtë link