Ministri izraelit tronditi sërish me qëndrimin e tij: Të drejtat e mia në Bregun Perëndimor janë më të rëndësishme se të drejtat arabe

Bota

Ministri izraelit tronditi sërish me qëndrimin e tij: Të drejtat e mia në Bregun Perëndimor janë më të rëndësishme se të drejtat arabe

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 07:17
Itamar Ben-Gvir

Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit dhe i djathtë radikal Itamar Ben-Gvir tronditi sërish publikun me deklaratat në lidhje me komunitetet palestineze në Bregun Perëndimor dhe këtë herë tha se hebrenjtë në atë zonë kanë të drejta shumë më të mëdha se arabët.

Në një intervistë me Channel 12 të Izraelit, Ben-Gvir kritikoi punën e ministrit aktual të Mbrojtjes Yoav Gallant, për të cilin tha se ka një pamje të shtrembëruar të gjithë situatës në Bregun Perëndimor.

“E drejta ime, dhe e drejta e gruas dhe fëmijëve të mi për të lëvizur në rrugët në Bregun Perëndimor, janë më të rëndësishme se e drejta e lëvizjes për arabët. Ky është realiteti. Kjo është e vërteta. E drejta ime për jetë vjen përpara e drejta e tyre për të lëvizur”, tha ministri.

Ndër të tjera, Ben-Gvir foli edhe për atë se si vala e krimit paraqet një kërcënim të sigurisë për Izraelin dhe se krimi vjen kryesisht nga komunitetet palestineze.

“Të vihet re ky problem është i rëndësishëm sepse ai do të kthehet nga një problem krimi në një kërcënim sigurie për Izraelin. Ekziston një realitet që është i keq dhe do të përkeqësohet. Ne nuk e kuptojmë plotësisht këtë problem,” tha ai.

Deklarata e tij shkaktoi një sërë reagimesh, veçanërisht në mesin e zyrtarëve arabë në Izrael.

“Për herë të parë, një ministër izraelit pranon se Izraeli po zbaton një regjim aparteid të bazuar në supremacinë hebreje”, tha zyrtari arab Ahmad Tibi.

Deklarata e ministrit izraelit u nda nga analisti i kanalit N12, Mohammad Magadli dhe reagimi i Ben Gvir pasoi shumë shpejt.

“Po, Muhamed, e di që është e vështirë për ty të fshehësh ndjeshmërinë tënde për terrorizmin, por nuk kam ndërmend të të kërkoj falje,” tha Ben-Gvir.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat