Oleksi Danilov, Sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, tha se një raketë “e re, plotësisht moderne” ukrainase u përdor në sulmin ndaj sistemit kundërajror rus në Krime më 23 gusht.
Ai theksoi se raketa e prodhimit ukrainas funksionoi “pa të meta”, shkruan Kyiv Independent.
Shërbimet e inteligjencës ukrainase pretendojnë se sistemi rus i mbrojtjes kundërajrore S-400, u shkatërrua në shpërthimin në Olenivka në pjesën veriperëndimore të Krimesë.
Një ditë pas sulmit, forcat ukrainase zbarkuan në fshat, pesë kilometra larg Olenivka, dhe ngritën flamurin ukrainas si pjesë e një operacioni të përbashkët të marinës dhe njësive të inteligjencës.
Zëdhënësi i inteligjencës Andriy Yusov tha për mediat ukrainase se nuk mund të jep informacion të detajuar për operacionin e 24 gushtit, por se ai “kishte karakteristikat e një sulmi shkatërrimtar”.
Ndryshe, forcat ukrainase kanë kryer një sërë sulmesh ndaj objektivave kyçe në Krime këtë verë, duke përfshirë një sulm në urën e Krimesë.