Një bandë në Haiti ka qëlluar dhe vrarë të paktën shtatë persona që po marshonin në një protestë të madhe të organizuar nga një udhëheqës i kishës.
Qindra famullitarë marshuan nëpër periferi të kryeqytetit, Port-au-Prince, në përpjekje për të pastruar zonën nga anëtarët e bandave.
Mësohet se banda ka hapur zjarr ndaj tyre me automatikë. Dhuna në rritje e bandave në Haiti ka lënë më shumë se 2,400 njerëz të vdekur vetëm në vitin 2023.
Ekziston frika se numri i të vdekurve nga të shtënat e së shtunës mund të rritet, me disa persona të plagosur dhe të tjerë të rrëmbyer.
Protesta ndodhi në periferi të Kanaanit, e cila u themelua nga të mbijetuarit e tërmetit shkatërrues të vitit 2010, shkruan BBC.