Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka publikuar raportin më të fundit, sa i përket humbjeve që i kanë shkaktuar forcave pushtuese ruse.
Ukrainasit kanë njoftuar se nga fillimi i pushtimit rus në vendin e tyre, kanë arritur të vrasin 260.820 ushtarë rusë.
Këto shifra dallojnë shumë nga ato që i publikon Rusia, vend ky që nga fillimi i luftës ka hezituar të informojë opinionin lidhur me humbjet në luftën e Ukrainës.
Në luftën që ka hyrë në muajin e 18-të, sipas ukrainasve, ushtarët e Vladimir Putinit kanë pësuar humbje shumë të mëdha.
Më poshtë kanë publikuar edhe listën e plotë të makinerisë luftarake që i është shkatërruar Kremlinit në këtë luftë, për të cilin kishin menduar se do ta kryejnë për pak ditë, por që duket se nuk i kishin bërë mirë llogaritë.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/August/27/auto_1-81693143669.jpeg)
4.396 tanke
8.554 mjete të blinduara
7.823 mjete tjera motorike ushtarake
5.403 sisteme artilerike
728 sisteme raketore
498 sisteme të mbrojtjes ajrore
315 aeroplanë
316 helikopterë
4.378 dronë
18 anije.