Ushtarët rusë “digjeshin të gjallë” kur u sulmuan nga ukrainasit në Bakhmut

Bota

Ushtarët rusë “digjeshin të gjallë” kur u sulmuan nga ukrainasit në Bakhmut

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 23:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Së paku dy ushtarë rusë u kapluan nga flakët kur ranë preh e një sulmi nga forcat ukrainase.

Pamjet u publikuan nga faqja ukrainase Operativno_ZSU, që vazhdimisht raporton për zhvillimet e Ukrainës në vijat e frontit.

Sulmi i ukrainasve ndaj ushtarëve rusë duket të ketë qenë i fuqishëm, në bazë të asaj që shihet në video.

Të dy ushtarët po “digjeshin të gjallë” kur po përpiqeshin të zbrisnin nga automjeti i tyre i përfshirë nga flakët pasi u godit nga forcat ukrainase.

Sulmi thuhet të ketë ndodhur diku afër Bakhmutit, aty ku për muaj të tërë janë zhvilluar luftimet më të përgjakshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat