Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe homologu i tij turk Hakan Fidan do të zhvillojnë bisedime në Moskë "në të ardhmen më të afërt", njoftoi agjencia e lajmeve TASS, duke cituar zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, përcjell Bota sot.
Turqia po përpiqet të bindë Rusinë që të kthehet në një marrëveshje që lejon eksportin e grurit përmes porteve të Detit të Zi të Ukrainës.
Kremlini ka thënë se presidenti Vladimir Putin ka të ngjarë të zhvillojë bisedime personalisht së shpejti me presidentin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan për marrëveshjen e grurit të Detit të Zi dhe çështje të tjera, por ende nuk është shpallur data apo vendi i takimit.