Ministria ruse e Mbrojtjes ka ndryshuar sistemin e saj të raportimit për të kufizuar sasinë e informacionit që lëshon për luftën e Rusisë në Ukrainë, shkroi Instituti për Studimin e Luftës (ISW) në raportin e tij të 29 gushtit, prëcjell Bota sot.
Ministria gjithashtu duket se "po përpiqet të censurojë ankesat përgjatë vijës së frontit dhe raportet për përparimet e Ukrainës," tha ISW.
Sipas ISW, ministria publikoi më parë një raport ditor të vetin që ndryshonte në disa aspekte nga përditësimet e dërguara veçmas nga secili grup i forcave ruse.
Megjithatë, më 29 gusht, shërbimet e shtypit të të gjitha grupimeve publikuan raportin ditor të ministrisë dhe jo përmbledhjet e tyre individuale.
Ndryshimi "mund të pasqyrojë përpjekjet më të gjera [të ministrisë] për të censuruar raportimin rus mbi luftën dhe për të unifikuar narrativën e vet," tha ISW.
Nuk është ende e qartë nëse ndryshimi do të bëhet politika standarde në vijim, por nëse bëhet, raporte më të kufizuara mbi aktivitetet në vijën e parë do të publikohen në hapësirën e informacionit ruse.
Më 28 gusht, ISW raportoi se ministria kishte zemëruar fraksionet ultranacionaliste në Rusi duke u përpjekur të heshtë kritikat ndaj komandantëve në frontin jugor.