Biden shpreson që lideri i Kinës do të marrë pjesë në samitin e G20-ës

Bota

Biden shpreson që lideri i Kinës do të marrë pjesë në samitin e G20-ës

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 21:04
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe presidenti kinez, Xi Jinping, duke shtrënguar duart para takimit të tyre në margjinat e takimit të samitit të G20-ës, të hënën, më 14 nëntor 2022, në Indonezi.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, tha më 31 gusht se ai shpreson që presidenti kinez, Xi Jinping, do të marrë pjesë në samitin e në takimin e liderëve të grupit të 20 shteteve më të industrializuara (G20).

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se Xi nuk pritet të marrë pjesë në këtë samit, duke e eliminuar kështu mundësinë që udhëheqësit e SHBA-së dhe Kinës të takoheshin këtë vit.

Samiti në Indi ishte parë si një vend për një takim të mundshëm midis tyre pasi që Biden e ka konfirmuar pjesëmarrjen, në një kohë kur dy superfuqitë po tentojnë t’i stabilizojnë marrëdhëniet e acaruara nga tensionet tregtare dhe gjeopolitike, raporton REL.

Xi u takua për herë të fundit me Bidenin në margjinat e samitit të G20-ës në Bali, Indonezi nëntorin e kaluar.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë tashmë se nuk do të udhëtojë në Nju Delhi dhe në vend të tij do ta dërgojë ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

As presidenti i Kinës nuk pritet të marrë pjesë në samitin e javës së ardhshme dhe në vend të tij ai do ta dërgojë kryeministrin Li Qiang, sipas një deklarate të një zyrtari të BE-së të transmetuar nga agjencia e lajmeve AFP.

“Informacioni im i fundit... ishte se Xi nuk kishte ndërmend të udhëtonte, do të vinte kryeministri”, raportohet t’u ketë thënë zyrtari evropian gazetarëve në Bruksel përpara samitit të 9 dhe 10 shtatorit në Nju Delhi.

Xi dhe kryeministri i Indisë, Narendra Modi, zhvilluan bisedime të pazakonte me njëri-tjetrin në samitin e grupit BRICS në Afrikën e Jugut javën e kaluar, por tensionet mbeten të larta midis gjigantëve aziatikë.

Më 29 gusht, India i lëshoi Kinës një reagim të ashpër pasi një hartë zyrtare e publikuar nga Pekini dukej se pretendonte një pjesë të madhe toke në Himalajet, ku Delhi pretendon sovranitetin.

Zyrtarët evropianë shpresojnë se samiti i G20 në Nju Delhi do të shërbejë si mundësi për të lobuar te fuqitë e BRICS-it, si India dhe Kina, për të rënë dakord për kritika më të forta ndaj Rusisë anëtare, pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat