Ukraina identifikon një komandant rus të akuzuar për masakrat në Bucha

Bota

Ukraina identifikon një komandant rus të akuzuar për masakrat në Bucha

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 17:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës ka thënë se ka identifikuar një komandant rus i cili akuzohet se ka dhënë urdhër për të qëlluar civilë.

SBU njoftoi në një deklaratë të enjten se është duke e hetuar Vadym Ovchinnikov, komandantin e një grupi të inteligjencës ruse, i cili thuhet se urdhëroi vrasjen e një familjeje ukrainase gjatë pushtimit të qytetit të Buchas në mars të 2022, raporton CNN.

“Shërbimi i Sigurisë ka vërtetuar identitetin e një tjetër pushtuesi rus, i cili është përfshirë në vrasjet masive të civilëve gjatë pushtimit të rajonit të Kievit. Autori është togeri i lartë Vadym Ovchinnikov, komandanti i togës së zbulimit të Brigadës së 37-të”, thuhet në deklaratën e SBU.

Sipas hetimit, urdhri kriminal për të qëlluar banorët vendas u krye nga pesë vartës të Ovchinnikov, emrat e të cilëve SBU i ka përmendur në deklaratë.

Ovchinnikov dhe bashkëpunëtorët e tij u hetuan për “shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës, të kombinuara me vrasje të qëllimshme”, thuhet në deklaratë.

SBU nuk raportoi asnjë informacion në lidhje me vendndodhjen e të dyshuarve, vetëm kanë theksuar se “po merren masa gjithëpërfshirëse për të ndëshkuar me drejtësi kriminelët rusë të luftës, pavarësisht se ku ndodhen”.

Ndërsa Kremlini ka mohuar çdo përfshirje në vrasjet masive dhe ka përsëritur pretendimet e pabaza se imazhet e trupave të civilëve ishin të rreme. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat