Në qytetin rus Kovrov, shoferi i një furgoni hasi në policinë dhe jo vetëm që nuk u ndalë me kërkesë të tyre, por edhe goditi njërin prej tyre.
Ai u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, kurse autoritetet ruse të sigurisë kanë arritur ta identifikojnë si Sergei Sovyetov.
Furgoni i tij është gjetur në një fshat jo larg vendit ku ka ndodhur incidenti, kurse shoferi i tij akoma po kërkohet nga organet e rendit.
Si pasojë e kësaj goditje, polici është lënduar rëndë dhe menjëherë është dërguar për trajtim në spitalin më të afërt.
Një video e publikuar në rrjetet sociale, shfaq momentin kur shoferi i furgonit godet policin dhe më pas vazhdon vozitjen duke e tërhequr për pak metra zvarrë policin, që më pas përfundon i përplasur në tokë.