Lufta në Ukrainë, shkon në 28 numri i të plagosurve nga sulmi rus në Donetsk

Bota

Lufta në Ukrainë, shkon në 28 numri i të plagosurve nga sulmi rus në Donetsk

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 17:25
Foto ilustrim

Shkon në 28 numri i të plagosurve nga sulmi rus në një treg në Kostiantynivka, në rajonin e ut. Sakaq raportohet për 16 viktima, përfshirë 1 fëmijë. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i brendshëm i Ukrainës.

Gazetarët e Associated Press të cilët ishin të pranishëm në momentet kur ndodhi sulmi, thanë panë trupa njerëzish në tokë dhe punonjës të shërbimeve emergjente që shuanin zjarret në tezgat e tregut, si dhe makina të djegura dhe të shkatërruara.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, janë dëmtuar 20 dyqane, linja elektrike, një godinë administrative dhe një pjesë e një pallati.

Punonjësit e shërbimit të urgjencës shuan zjarrin që dëmtoi rreth 30 salla të tregut, tha Klymenko.

Ekipet po kërkojnë nën rrënoja për civilë të bllokuar. Sulmi ndodhi teksa Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken po viziton Kievin dhe pritet të njoftojë më shumë se 1 miliard dollarë financime të reja nga SHBA.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat