Në Kubë janë arrestuar 17 persona të lidhur me një grup kriminal që mblidhte (rekrutonte) ushtarë mercenarë për Rusinë, transmeton Anadolu.
Në lajmin e faqes "Cubadebate" të cilin e bazon mbi zyrtarë kubanezë, thuhet se në vend u arrestuan 17 persona të lidhur me organizatën kriminale e cila rekrutonte ushtarë mercenarë për Rusinë dhe se 14 prej tyre kanë pranuar se janë mercenarë.
Personat e arrestuar drejtohen nga jashtë, shumica e tyre janë me precedentë penalë dhe se ata janë të pavarur nga familjet e tyre. Drejtoria Penale e Zyrës së Kryeprokurorit Publik të Kubës ka nisur hetime lidhur me ngjarjen dhe ka vendosur sanksione të rënda ndaj krimeve të tilla.
Ministria e Jashtme në deklaratën e saj lidhur me pretendimet tha se Kuba nuk është pjesë e luftës që vazhdon në Ukrainë dhe se Kuba ka marrë masa efektive kundër mercenarëve dhe atyre që kryejnë trafikim të qenieve njerëzore.
Ministria e Jashtme e Kubës në një deklaratë më 5 shtator njoftoi se u shkatërrua një organizatë e trafikimit të qenieve njerëzore me qendër në Rusi e cila mblidhte mercenarë në ishull dhe në vendin euroaziatik për luftën në Ukrainë dhe se qytetarët kubanë nuk kanë marrë pjesë në ndonjë konflikt të armatosur ndaj ndonjë vendi.
Ministri i Jashtëm kubanez, Bruno Rodriguez në një postim nga llogaria e tij në median sociale X tha se Kuba ka qëndrim të prerë dhe të qartë kundër veprimeve të mercenarëve.