Presidenti francez, Emmanuel Macron ka folur rreth pushtimit rus të Ukrainës, nga samiti i G20-s që po zhvillohet në Indi.
Macron u shpreh se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk mori pjesë pasi ka frikë nga sanksionet, shkruan BBC.
“G20 mbështet integritetin territorial në statutet e OKB-së. Kjo është e kundërta e asaj që po bën Rusia,” u tha ai gazetarëve në Delhi.
Macron shtoi se konsensusi mbi deklaratën e përbashkët ishte “arsyeshëm i lehtë”.
“Kam dhënë vërejtjet e mia se ku ka vend për përmirësim”, tha ai.