LIVE: “Përgatitje për luftë të gjatë”, diskutimet mes Kim dhe Putinit - Këto vende mbyllin kufijtë për veturat ruse

Bota

LIVE: “Përgatitje për luftë të gjatë”, diskutimet mes Kim dhe Putinit - Këto vende mbyllin kufijtë për veturat ruse

Nga: BOTA SOT Më: 13 shtator 2023 Në ora: 06:32 Përditësuar në ora: 06:26 më 13.09.2023
Takimi mes dy liderëve

Zelensky: Danimarka do të dërgojë ndihmë ushtarake në Ukrainë

Danimarka do t’i dërgojë Ukrainës një paketë ndihme ushtarake me vlerë mbi 800 milionë dollarë”.

Kështu u shpreh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e së martës të publikuar në rrjetet sociale, shkruan CNN.

“Për sa i përket përmbajtjes, është pikërisht ajo për të cilën kemi rënë dakord me kryeministren Mette Frederiksen dhe ekipin e saj qeveritar,” tha Zelensky.

Zelensky e quajti paketën “një vendim të rëndësishëm” dhe “një përforcim të mirë”, duke vënë në dukje se ishte “paketa më e madhe e mbrojtjes për të gjithë periudhën e një lufte në shkallë të plotë”.

Muajin e kaluar, Danimarka dhe Holanda u zotuan t’i sigurojnë Ukrainës avionë luftarakë F-16, ndërsa Kievi vazhdon të bëjë presion ndaj aleatëve për ndihmë të vazhdueshme dhe mbështetje ushtarake për të ndihmuar në kundërofensivën ndaj Rusisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat