Komandanti: Ukraina do të përdorë Andriivka për të rrethuar Bakhmut

Bota

Komandanti: Ukraina do të përdorë Andriivka për të rrethuar Bakhmut

Nga: A.SH Më: 16 shtator 2023 Në ora: 12:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Kapja e Andriivkës në Ukrainën lindore ishte një urë e nevojshme për të rrethuar Bakhmutin, ka thënë një komandant ukrainas, përcjell Bota sot.

Kujtojmë, se Ukraina e mori qytetin në një seri beteje shkatërruese që analisti i mbrojtjes Michael Clarke e quajti "diçka nga Lufta e Parë Botërore".

Pa Andriivka, do të ishte "e pamundur" të rikthehej Bakhmut - fitorja e vetme e madhe e Vladimir Putin në muajt e luftës - tha Maksym Zhorin.

Zëvendës komandanti i Brigadës së III Sulmuese tha: “Betejat për këtë vendbanim ishin shumë të vështira.

“Armiku vazhdimisht transferonte rezerva, sepse për ta edhe mendimi për të humbur Bakhmutin është një makth.

"Ata vranë kaq shumë nga personeli i tyre këtu sa është logjikisht e pamundur të shpjegohet."

Mbrëmë, Volodymyr Zelenskyy vlerësoi brigadën për një "rezultat të rëndësishëm dhe shumë të nevojshëm për Ukrainën".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat