Aktivistët klimatikë gjermanë kanë ngjyrosur me ngjyrë portokalli Portën Brandenburg në Berlin të dielën në mëngjes në shenjë proteste, duke i bërë thirrje autoriteteve gjermane që të marrin veprime më urgjente ndaj ndryshimeve klimatike, raporton agjencia AP.
Anëtarët e grupit “Gjenerata e Fundit” kanë përdorur zjarrfikëse të mbushura me ngjyrë për të spërkatur të gjashtë shtyllat e Portës së Brandenburgut.
Në prioritetet e grupit përfshihen ndalimi i Gjermanisë nga përdorimi i të gjithave lëndëve djegëse fosile deri në vitin 2030 dhe të merren masa afatshkurtra, përfshirë vendosja e një kufiri të përgjithshëm të shpejtësisë në autostrada prej 100 kilometra në orë, për t’i ulur emetimet.
“Protesta e bën të qartë: Është koha për një ndryshim politik”, është thënë nga grupi. “Larg karburanteve fosile – drejt drejtësisë”.