Ukraina ka rimarrë Klishchiivka, një fshat kyç në rajonin Donetsk në Ukrainën lindore, tha të dielën Presidenti Volodymyr Zelensky.
Zyra e Zelensky postoi një fotografi në mediat sociale më herët gjatë ditës, duke treguar se Ukraina kishte çliruar këtë zonë kyçe që ka qenë kritike për kundërsulmin e Ukrainës në lindje.
Në foto, pesë ushtarë mbajnë flamuj dhe pozojnë për kamerën përpara një kishe, të cilësuar nga CNN si Kisha e Ndërmjetësimit në qendër të fshatit, shkruan CNN, përcjell "Bota sot".
“[Sot] dëshiroj të njoh veçanërisht luftëtarët që po rifitojnë gradualisht territorin e Ukrainës në zonën e Bakhmutit”, tha Zelensky gjatë fjalimit të tij të natës.