Policia në Britani i gjen 70 mijë funte të fshehura në sandviçë

Bota

Policia në Britani i gjen 70 mijë funte të fshehura në sandviçë

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 08:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Një shofer kamioni është burgosur në Britani, pasi policia i sekuestroi 70 mijë funte në sandviçë.

Paratë, të mbështjella me fletë kallaji, u zbuluan në kabinën e automjetit të shoferit në Harëich në Essex, shkruan Skynews.

Policia britanike po kryente kontrolle rutinë kur vunë re kamionin duke ecur në drejtim të gabuar, ndoshta në një përpjekje për të shmangur zbulimin.

Shoferi, 28-vjeçari Marius Raczynski, u arrestua me dyshimin për pastrim parash pasi policia i gjeti çantën në kabinën e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat