Ukrainasit dita-ditës po e dëshmojnë se “janë arrë e fortë” për ushtrinë e Vladimir Putinit.
Në fushëbetejë po arrijnë të godasin rëndë ushtrinë ruse, e cila tash e pothuajse dy vite po lufton me shpresën se do të arrijnë të marrin nën kontroll tërë territorin e Ukrainës.
Një video e filmuar nga ajri, shfaq momentin kur droni kamikaz i ukrainasve hedh në erë sistemin artilerik të rusëve.
Ushtarët rusë po lëviznin në një zonë të gjelbëruar me sistemin artilerik që shkrep predha 122 milimetërshe nga 2C1 Gvozdika, kur u godit nga droni kamikaz ukrainas.
Ngjarja është regjistruar në rajonin e Donbasit, e nga shpërthimi i fuqishëm, ushtarët që gjendeshin në të e braktisin mjetin e goditur nga frika se do ta pësojnë me jetë.
Madje disa prej ushtarëve hidhen në sekondat e fundit në tokë, para se i tërë mjeti të përfshihet nga zjarri dhe të bëhet shkrumb e hi.