Një korvetë ruse ka kryer stërvitje me gjuajtje ndaj objektivave në Detin Baltik, ka thënë ministria ruse e mbrojtjes, përcjell Bota sot.
Ekuipazhi i anijes së vogël luftarake Stoikiy kreu një seri ushtrimesh duke përfshirë gjuajtjen në objektiva sipërfaqësore dhe ajrore në një "mjedis të vështirë bllokimi" me përdorimin e kundërmasave elektronike të një armiku të mundshëm, tha ministria.
“Rruga detare e Flotës Baltike, ku u zhvillua stërvitja, u deklarua përkohësisht e rrezikshme për transportin civil dhe fluturimet e aviacionit”, tha ministria në një deklaratë në Telegram.
Nuk ishte e qartë se kur u zhvilluan stërvitjet.
Flota e Detit Baltik e marinës ruse e ka selinë në Kaliningrad, një enklavë ruse midis Polonisë dhe Lituanisë - të dyja shtetet anëtare të NATO-s - në Detin Baltik.