Trafiku në urën e Kerch që lidh Krimenë me Rusinë është pezulluar, sipas autoriteteve rajonale.
“Trafiku në urën e Krimesë është bllokuar përkohësisht. Kërkojmë që ata që ndodhen në urë dhe në zonën e inspektimit, të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin udhëzimet e marra”, njoftoi qendra lokale e informacionit të trafikut në Telegram.
Sipas raportimeve të mediave të atjeshme, në kohën kur u publikua kjo deklaratë, një re tymi u regjistrua në zonën e Sevastopolit, në anën tjetër të gadishullit të Krimesë.
Autoritetet ruse në Krime shpesh përdorin retë e tymit për të parandaluar sulmet me dron.
“Sipas të dhënave paraprake, mbrojtja kundërajrore rrëzoi dronët në zonat Verkhnesadovoi dhe Kacha, afër qytetit. Nuk pati viktima”, tha guvernatori i Sevastopolit, Mihail Razvozhev.
Megjithatë, videot e postuara në kanalet jozyrtare të mediave sociale në Krime, treguan një re të madhe tymi që ngrihej pranë bazës ushtarake ruse në Verkhnesadovaya.