Një seri shpërthimesh të raportuara të mërkurën në Krimenë e pushtuar, ishin vepër e forcave ukrainase, konfirmoi Inteligjenca e Mbrojtjes e Ukrainës.
“Ne mund të konfirmojmë se këto ishin veprimet e forcave të sigurisë dhe mbrojtjes ukrainase kundër objektivave ushtarake të pushtuesit”, tha zëdhënësi i agjencisë Andrii Yusov.
Për televizionin ukrainas ai shtoi: “Puna e planifikuar e forcave të sigurisë dhe mbrojtjes ukrainase vazhdon, natyrisht, në objektet ushtarake të pushtuesve në territoret e pushtuara përkohësisht, përfshirë Krimenë ukrainase. Shumë shpejt detajet do të bëhen publike nga Forcat e Armatosura dhe Shtabi i Përgjithshëm”.
“Qëllimi përfundimtar, natyrisht, është de-okupimi i Krimesë ukrainase. Në këtë fazë, pozicionet e armikut duhet të dobësohen. Krimea është ende duke u përdorur si një qendër logjistike, ndër të tjera, për transferimin e armikut. Për të shkatërruar këtë qendër logjistike po përdoren dhe zbatohen disa operacione: në det, në tokë dhe në ajër”, shtoi ai.
Gjatë muajit të kaluar, Ukraina ka shtuar sulmet ndaj bazave ushtarake ruse dhe instalimeve të tjera, duke përfshirë mbrojtjen ajrore në Krime.