Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u largua nga selia e Kombeve të Bashkuara të mërkurën pasi foli në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për luftën në Ukrainë.
Kur u pyet se si shkoi takimi, Zelensky u përgjigj: “Takimi shkoi shumë mirë, shumë mirë”, shkruan CNN.
Zelensky pritet të takohet me presidentin Joe Biden të enjten në Uashington, DC dhe të vizitojë Kapitolin e ShBA-së.
Ndërsa ai bën thirrje për më shumë mbështetje për Kievin.