Belgjika shqyrton mundësinë e dërgimit të aeroplanëve F-16 në Ukrainë

Bota

Belgjika shqyrton mundësinë e dërgimit të aeroplanëve F-16 në Ukrainë

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Belgjika po e shqyrton vendimin nëse do t’i dërgojë apo jo aeroplanët e saj luftarak F-16 në Ukrainë.

Kështu të paktën tha kryeministri i vendit Alexander De Croo, i cili theksoi se Belgjika po i ndërron aeroplanët e saj F-16 me ata më të avancuar F-35.

Në anën tjetër, ministria belge e Mbrojtjes, më herët pati bërë të ditur se F-16 janë shumë të vjetër për Ukrainën dhe se nuk mund të përdoren në luftë, pavarësisht se De Crook tha se mund të jenë të dobishëm për shembull për trajnimin e pilotëve.

“Kam kërkuar nga ministria e Mbrojtjes të shoh se sa të dobishëm mund të jenë F-16 tanë në Ukrainë”, tha De Croo duke folur në margjinat e takimit në Asamblenë e Përgjithshmë të Kombeve të Bashkuara në New York.

“Duhet të shqyrtojmë të gjitha mundësitë”, tha për fundi kryeministri belg.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat